Vrasja e biznesmenit, vihen në lëvizje autoritetet italiane

Vrasja e biznesmenit, vihen në lëvizje autoritetet italiane

Kronikë E Shtunë, 27 Shtator 2025 15:42 Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar nga Italia në fshatin Salari të Tepelenës. Ministria e Jashtme italiane dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër rastin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e italianit Edoardo Sarchi. Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata në Vlorë i kanë ofruar mbështetje konsullore familjes, duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me rastin. Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi.