Kryesimi nuk është rastësi, Elbasani përballë Teutës në provën e madhe të pjekurisë

Kryesimi nuk është rastësi, Elbasani përballë Teutës në provën e madhe të pjekurisë

Elbasani do të zbresë të shtunën në fushë përballë Teutës me synimin e vetëm. Të ruajë vendin e parë në klasifikim. Pas një starti mbresëlënës që e ka gjetur kryesues të Superiores, verdheblutë e dinë se çdo hap i gabuar mund t’u kushtojë shtrenjtë. Gjithsesi, të qëndrosh në krye të klasifikimit nuk është e lehtë. Çdo rival e sheh Elbasanin si skuadrën për t’u rrëzuar dhe kjo i shton përgjegjësi lojtarëve. Verdheblutë e kanë përballuar mirë presionin deri tani, por ndeshje të tilla tregojnë nëse ekipi ka maturinë e duhur për të menduar afatgjatë. Një fitore do të ishte një tjetër dëshmi e qartësisë së qëllimit dhe do ta mbante skuadrën të parën, ndërsa çdo rezultat tjetër mund të rihapë garën për kreun, edhe pse...