Aplikimet për vizë amerikane/ Njoftimi i fundit nga Ambasada në Tiranë, ja çfarë duhet të dini

Aplikimet për vizë amerikane/ Njoftimi i fundit nga Ambasada në Tiranë, ja çfarë duhet të dini

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë përcolli njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane, duke u bërë thirrje të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë. Në njoftimin zyrtar të publikuar sot, ambasada u kujton qytetarëve se barkodi në konfirmimin e takimit për intervistë duhet të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160, për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën. Sipas ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar, dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht. Në këtë rast, aplikantët duhet të caktojnë një takim të ri për të...