Tronditje në Tepelenë/ Biznesmeni italian i vrarë, hetimet zbulojnë detaje të reja

Tronditje në Tepelenë/ Biznesmeni italian i vrarë, hetimet zbulojnë detaje të reja

Biznesmeni italian Edoardo Sarchi u gjet i vrarë sot në Salari të Tepelenës. Ai ishte administrator i një fabrike të madhe tullash në Tiranë, me qendër në Laprakë dhe kishte shkuar në zonë për gjah, së bashku me katër persona të tjerë. Në rrethana ende të paqarta, trupi i tij është gjetur i pajetë buzë rrugës. Të katërt personat që e shoqëronin kanë njoftuar menjëherë policinë dhe janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje. Dy nga personat e shoqëruar janë identifikuar si Eqerem Braçe dhe Gazmend Braçe. Hetimet po vijojnë për të zbardhur nëse bëhet fjalë për një aksident gjatë gjuetisë apo për një vrasje të qëllimshme. Sakaq, gazetarja Brikena Meta ka pyetur në Prokurorinë e Gjirokastrës lidhur me hetimet pe ngjarjet, teksa sqarohet se:...