Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Ish-kryeministri italian tregon prapaskenat nga takimi me Putin: Më dukej shumë i lodhur po e manin dy persona
Ish-kryeministri italian Massimo D’Alema i ftuar në Pekin për kremtimet e 80 vjetorit të përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, rrëfeu se gjatë takimit të tij me presidentin rus, pati një moment që e shqetësoi pasi Putini po mbahej nga dy persona. “Më dukej shumë i lodhur,” u shpreh D’Alema. Vizita në Kinë kishte ngjallur debate të brendshme në Itali, për shkak të pranisë së D’Alemës mes udhëheqësve autoritarë si Kim Jong-un, Lukashenko dhe Masoud Pezeshkian. Por më përtej polemikave diplomatike, vëmendja u përqendrua në gjendjen fizike të Putinit. Ndrërsa Kremlini ka mohuar prej kohësh akuzat për sëmundje të Putinit, duke i quajtur ato shpikje mediatike dhe lajme fallso. Gjithsesi, nuk ekziston asnjë konfirmim publik për diagnoza konkrete, dhe gjithë ky peizazh mbetet në fushën...