Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, nisin reshjet e shiut në Kukës
Pas disa muajsh thatësire dhe temperaturash të larta, Kukësi është përfshirë së fundmi nga reshje shiu. Komisioni i Mbrojtjes Civile pranë Prefekturës njofton se, pavarësisht reshjeve, qarkullimi në rrugët nacionale dhe rurale vazhdon normalisht. Rikthimi i reshjeve pritet të ndihmojë në parandalimin e rënies së mëtejshme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, i cili prej katër muajsh po përballet me thatësirë të madhe dhe mungesë prurjesh nga burimet kryesore që e furnizojnë me vetëm 30 metra kub ujë. Pamjet e xhiruara në zonën e Bushatit dhe pranë urës së madhe, afër ish-Uzinës së Bakrit, tregojnë një panoramë të pazakontë. Rezervuari më i madh i kaskadës së Drinit është shndërruar në një shtrirje balte, ku dallohen vetëm vijat e rrjedhjes së Drinit të Zi...