Papunësia në fokus/ Ja sa qytetarë janë të regjistruar si punëkërkues

Papunësia në fokus/ Ja sa qytetarë janë të regjistruar si punëkërkues

Gjatë periudhës janar-gusht të këtij viti, në zyrat e punësimit në të gjithë vendin janë regjistruar 17,396 punëkërkues, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre kanë gjetur mundësi punësimi. Sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, gjatë kësaj periudhe janë punësuar gjithsej 10,121 gra dhe vajza, duke reflektuar përpjekjet për të nxitur barazinë gjinore dhe për të rritur përfshirjen e grave në tregun e punës. Një tjetër kategori e rëndësishme janë të rinjtë deri në moshën 29 vjeç, ku 6,797 të rinj janë futur në punë. Në kuadër të mbështetjes sociale, referuar të dhënave, 1,311 persona përfitues të pagesës së papunësisë janë rikthyer në skemën e punësimit, ashtu sikundër 1,320 anëtarë të skemës së ndihmës ekonomike janë përfshirë në statistikat e...