Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vrasja e biznesmenit në Tepelenë, vihen në lëvizje autoritetet italiane
Autoritetet italiane janë vënë në lëvizje pas vrasjes së biznesmenit 44-vjeçar nga Italia në fshatin Salari të Tepelenës. Burime për A2CNN bëjnë me dije se Ministria e Jashtme italiane dhe Konsullata e Përgjithshme në Vlorë po e ndjekin nga afër rastin dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me familjen e italianit Edoardo Sarchi. Ambasada italiane në Tiranë dhe Konsullata në Vlorë i kanë ofruar mbështetje konsullore familjes, duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me rastin. Shtetasi italian Edoardo Sarchi zotëronte një fabrikë tullash në kryeqytet, në pronësinë e të cilës ishte ortak edhe shtetasi Eqerem Braçi. Kujtojmë se lidhur me ngjarjen e rëndë janë ndaluar dhe po merren në pyetje ortaku i fabrikës së tullave, Eqerem Braçi, si dhe djali i tij,...