Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Morën peng të miturin dhe më pas e dhunuan që të tërhiqte denoncimin, dy të prangosur në Krujë
Është zbardhur ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në aksin rrugor “Fushë Krujë – Vorë”, ku një i mitur u mor peng për disa orë. Përmes një njoftimi, Policia ka bërë të ditur se ka arrestuar 2 shtetas, të cilët për motive të dobëta i hoqën lirinë të miturit. Ndërkohë lidhur me këtë ngjarje, u shpallën në kërkim edhe dy shtetas të tjerë. Dy personat e shpallur në kërkim kanë goditur me grushta shtetasin e mitur, si dhe një 22-vjeçar dhe një 36-vjeçar (të cilët e shoqëronin të miturin), me qëllim që ata të tërhiqnin kallëzimin. Policia po punon për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Njoftimi i Policisë: Krujë-Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë...