Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zbulohen tri parcela me qindra bimë kanabisi në Himarë, në kërkim dy persona
Tri parcela me kanabis janë zbuluar këtë fundjavë në Himarë, ndërsa janë shpallur në kërkim dy persona. Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Vlorë, gjatë kontrolleve të zhvilluara në kuadër të operacionit të koduar “Koordinata” zbuluan në një zonë malore mes fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë tre parcela ku kultivoheshin 302 bimë kanabis. Bimët e dyshuara narkotike u asgjësuan nga forcat e rendit. Gjithashtu, gjatë operacionit u sekuestrua edhe një sasi prej 121 kilogramësh bimë kanabisi në proces tharjeje. Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dy shtetasit: R. B., 41 vjeç, banues në Lukovë; A. N., 30 vjeç, banues...