Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
20 miliardë dollarë në ditë dëm nga sulmet kibernetike
Në një botë dixhitale, siguria kibernetike është bërë një shqetësim global. Bashkë me ndryshimet e saj, teknologjia po sjell edhe rritjen e numrit të kërcënimeve kibernetike. Një sulm kibernetik përbën një tentativë të qëllimshme për të shfrytëzuar sistemet kompjuterike, rrjetet ose pajisjet. Në shënjestër mund të jenë objektiva të ndryshme, përfshirë vjedhjen e të dhënave të ndjeshme apo bllokimin e sistemit. “Sulmet kibernetike janë përpjekje nga hakerat për të depërtuar në një sistem ose rrjet kompjuterik, qoftë për të vjedhur informacione të ndjeshme, për të ndërprerë operacionet ose për të kërkuar para në këmbim të ndalimit të sulmit. Mendojeni si një hyrje dixhitale: në vend që një hajdut të hyjë në shtëpinë tuaj, është dikush që futet në rrjetin e një kompanie. Sulmet mund të...