Antonio Tajani: Nuk ka ndalim nga BE-ja, por Italia nuk blen më gaz rus

Antonio Tajani: Nuk ka ndalim nga BE-ja, por Italia nuk blen më gaz rus

“Nuk ekzistojnë rregulla europiane që e ndalojnë këtë, por Italia nuk blen më gaz rus.“, kështu ka deklaruar këtë të shtunë zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm italian (lideri i Forza Italia), Antonio Tajani, në margjinat e “Libertà”, festës së partisë së tij. Ndërsa po fliste për situatën e luftës në Ukrainë dhe sanksionet që Bashkimi Europian planifikon të marrë ndaj Moskës, ministi i jashtëm Italian tha se: Italia furnizohet me gaz nga vendet e Azisë Qendrore, nga Algjeria, Libia dhe me gaz të lëngshëm nga Shtetet e Bashkuara. Gjatë fjalës së tij ai shtoi se presidenti amerikan Donald Trump thotë se Europa duhet të bëjë më shumë, por “nuk na referohet neve”. “Për naftë pothuajse nuk blejmë më asgjë”, shpjegoi Tajani sipas Corriere Della Sera, “Janë kryesisht dy apo...