Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Izraeli nuk kursen sulet gjatë natës, mbi 30 persona humbën jetën në Gaza
Të paktën 32 persona humbën jetën gjatë natës nga sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës, sipas zyrtarëve të shëndetësisë në territor. Mëngjesin e së shtunës, një sulm shkatërrues goditi një shtëpi në lagjen Tufah, duke vrarë 11 persona, shumica gra dhe fëmijë, sipas burimeve mjekësore në spitalin al-Ahly. Ndërkohë, bombardime të tjera në qendër dhe veri të Gazës shkaktuan vdekjen e nëntë anëtarëve të një familjeje në kampin e refugjatëve Nuseirat ku të përfshirë ishte një çift dhe fëmijët e tyre. Në një tjetër sulm në kampin e refugjatëve Shati, në perëndim të qytetit, katër persona humbën jetën pasi një shtëpi u godit nga një raketë izraelite. Stafi i spitalit Shifa konfirmoi se trupat e viktimave u sollën atje në orët e para të...