Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
U nisën drejt Mbretërisë së Bashkuar në mënyrë ilegale, humbin jetën dy persona
Dy persona kanë humbur jetën këtë të shtunë gjatë një përpjekjeje dramatike për të kaluar Kanalin Anglez me një varkë të improvizuar, kanë konfirmuar zyrtarët francezë për agjencinë e lajmeve AFP. Sipas autoriteteve, incidenti ndodhi gjatë natës në jug të plazheve të Neufchâtel-Hardelot, në rajonin Pas-de-Calais, kur rreth 100 emigrantë u nisën me një mjet lundrues drejt Mbretërisë së Bashkuar. Gjithashtu mësohet se gjashtëdhjetë persona u shpëtuan dhe aktualisht po marrin ndihmë nga ekipet e mbrojtjes civile. Një çift dhe fëmija i tyre, që vuante nga hipotermi e moderuar, u transportuan me urgjencë në spitalin e Boulogne-sur-Mer për trajtim mjekësor. Mediat francezë raportojnë se mes këtyre ishin edhe dy viktima të cilat ishin dy gra. Kjo ngjarje tragjike vjen në një moment kur flukset e...