Alarm për aksident të mundshëm bërthamor në Zaporizhia, stacioni mbetet pa energji të jashtme pas bombardimeve

Alarm për aksident të mundshëm bërthamor në Zaporizhia, stacioni mbetet pa energji të jashtme pas bombardimeve

Për më shumë se tre ditë, termocentrali bërthamor i Zaporizhias, më i madhi në Evropë, ka qenë pa energji të jashtme, duke ngritur shqetësime serioze në lidhje me sigurinë e tij. Ndërprerja – më e gjata që nga fillimi i luftës në Ukrainë – e ka vënë termocentralin në punë me gjeneratorë diezel, të cilët furnizojnë me energji sistemet e ftohjes dhe sigurisë. Linja e fundit e tensionit të lartë, e cila kalonte lumin Dnieper dhe lidhej me territorin ukrainas, u shkatërrua të martën në anën e kontrolluar nga Rusia. Që atëherë, termocentrali ka funksionuar me shtatë nga 18 gjeneratorët e tij në dispozicion. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ka thënë se ka karburant të mjaftueshëm për rreth 20 ditë, por kreu i saj,...