Lirohet një tjetër pikë bllokimi mjetesh në Kurbin, ministrja Koçiu inspekton aksionin

Lirohet një tjetër pikë bllokimi mjetesh në Kurbin, ministrja Koçiu inspekton aksionin

Pas Shkodrës, një tjetër hapësirë e kthyer në pikë bllokimi e grumbullimi mjetesh po lirohet dhe u kthehet qytetarëve në Laç. Ministrja e Punëve të Brendshme Albana Koçiu, së bashkë me Kryetaren e Bashkisë Kurbin, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe Kryeinspektoren e AAPSK-së inspektuan nga afër aksionin për lirimin e hapësirës. “Është një nga pikat e grumbullimit, që Policia e Shtetit ka përdorur prej vitesh për të depozituar gjithë ato mjete motorike të sekuestruara apo të konfiskuara. Pika të tilla kemi me dhjetëra të shpërndara në territor, në të gjithë vendin. Falë aksionit që kemi ndërmarrë me një sërë agjencish të MPB-së, por edhe të institucioneve të tjera, falë mbështetjes së Policisë së Shtetit dhe punës së lavdërueshme AAPSK-së, por edhe të...