Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
“Ndërtime pa leje, 24 mln dëm shtetit”/ Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës së Tiranës, Elira Gogo
Prokuroria Tiranë TIRANË- Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës së Tiranës, Elira Gogo, e akuzuar për një sërë shkeljesh që lidhen me ndërtime të paligjshme dhe dëmtim të interesit publik, duke i shkaktuar miliona lekë dëm shtetit nga shmangia e taksave. Nga hetimi rezulton se Gogo, në kohën kur drejtonte ASHK-në e Tiranës, ka nënshkruar dokumente pa kryer matje në terren, duke u raportuar sipërfaqe shumë më të vogla nga ato reale. Hetimet vërtetuan se në rrugën e ‘Bogdanëve’ ka pasur ndërtime me një sipërfaqe prej 2240 m², ndryshe nga sa ishte deklaruar zyrtarisht me dokumente të falsifikuara si vetëm 80.5 m². Për këtë sipërfaqe, taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë. Ndaj ish-drejtoreshës së Kadastrës në Tiranë janë ngritur akuzuat...