Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Lejoi 2240 m² ndërtim jashtë lejes, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq ish-drejtoreshën e Kadastrës dhe ndërtuesin! 24.9 mln lekë dëm shtetit (EMRI)
Prokuroria e Tiranës përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq shtetasen Elira Gogo ish-drejtoreshë e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Tiranë, e akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, si dhe shtetasin Sh.B. i akuzuar për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Mashtrim’. Sipas Prokurorisë, dëmi i shkaktuar shtetit për shkak të shpërdorimit të detyrës nga ish-funksionarja e lartë është miliona lekë. Akuza shprehetse se në rrugën e ‘Bogdanëve’ ka pasur ndërtime me ndryshim destinacioni në kundërshtim me lejen e dhënë. Sipërfaqja e ndërtuar jashtë lejes e përcaktuar nga akt-ekspertimi teknik është 2240 m². Për këtë sipërfaqe, taksa e ndikimit në infrastrukturë është llogaritur në shumën 24.998.400 lekë, shumë më e lartë se ajo e paguar në bazë të dokumenteve të falsifikuara. Nga hetimet rezultoi se veprimet...