Përurohet busti i poetit Petrit Ruka në Tepelenë

Përurohet busti i poetit Petrit Ruka në Tepelenë

Në sheshin “Lord Byron” në Tepelenë, është përuruar këtë të shtunë shtatorja e poetit dhe kineastit të njohur Petrit Ruka, duke e vendosur përgjithmonë figurën e tij në zemër të qytetit ku lindi dhe u rrit. Ceremonia mblodhi bashkë familjarë, kolegë të letrave dhe artit, si dhe banorë të Tepelenës që e kujtojnë si një ndër zërat më të ndjeshëm të poezisë dhe kinematografisë shqiptare. Petrit Ruka u nda nga jeta në korrik të vitit 2021, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ai mbetet i paharruar për kontributin e tij në kulturën kombëtare. U bë i njohur qysh me vëllimin poetik “Atdheu fillon tek zemra”, i shpërblyer me Çmimin Kombëtar të Letërsisë në vitin 1983. Prej atëherë botoi një sërë vëllimesh...