“E kishe me vete orën 400 mijë euroshe në Aruba?”, PD ka 7 pyetje për Ramën

“E kishe me vete orën 400 mijë euroshe në Aruba?”, PD ka 7 pyetje për Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka vijuar me akuzat e opozitës kundër kryeministrit Edi Rama lidhur me një trafik që pretendohet se ka ndodhur në Aruba, me personazhe të trafikut ndërkombëtar të drogës. Sipas Balliut, në hetimin e Prokurorisë belge të vitit 2024, emri i Ramës del i përfshirë në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës, të pranishëm në një samit të organizuar në Aruba, Antilet Holandeze. “Në një hetim të Prokurorisë belge të vitit 2024, Edi Rama dilte sërish ‘i fotografuar’ në bisedat e baronëve shqiptarë të drogës te pranishëm në samitin e Arubas. Po ashtu dilte edhe shtetasi Artur S., i njëjti që figuron si aktor kryesor edhe në interceptimet e shërbimeve italiane, të sapozbuluara në një libër bestseller në Itali të gazetarit...