Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Melanoma po shfaqet edhe te moshat e reja/ Mjekët ngrenë alarmin për kancerin e lëkurës, apelojnë kujdes të veçantë
Kanceri i lëkurës po shënon rritje nga viti në vit në popullatë. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, tumoret me numër më të lartë të rasteve të reja të diagnostikuara në Shqipëri janë ai i lëkurës, gjirit dhe mushkërive. Por cilët janë disa nga faktorët që ndikojnë në shfaqjen e kancerit të lëkurës sipas mjekëve specialistë? “Disa shkaktarë janë kryesisht ekspozimi në diell. Dielli është ai që i shkakton kancerat, genetika, ngacmimi i herëpashershëm i një nishani ose i një gjendje prekanceroze, i kancerave më të thjeshtë, apo faktorë kimikë dhe fototerapitë që bëhen në qendra estetike për të marrë ngjyrë”, tha mjekja dermatologe Violeta Dajci. Mjekët dermatologë theksojnë se melanoma është forma më e rrezikshme e kancerit të lëkurës, e cila prek edhe moshat e...