Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Dita Botërore e Turizmit/ Zhupa: Qeveria duhet të investojë në turizëm të qëndrueshëm…
Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës Ina Zhupa ka reaguar sot në ditën botërore të Turizmit duke venë në dukje potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria dhe mungesat e mëdha që vijnë nga puna e dobët e qeverisë. Zhupa vë në dukje se: “Por të gjithë e dimë që vilat individuale dhe komplekset strategjike nuk mund të quhen investim për turizmin. Akoma në Shqipëri nuk punohet për të zhvilluar maksimalisht këtë sektor. Mungesa e infrastrukturës së përshtatshme në disa zona turistike, ndërtimet pa kriter që dëmtojnë natyrën dhe identitetin kulturor, mungesa e standardeve në ofrimin e shërbimeve, mungesa e mbështetjes së qëndrueshme për operatorët lokalë. Shteti që nuk garanton gjërat bazike si uji i pijshëm 24 orë, rend dhe siguri, plazhe të certifikuara...