Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet 38-vjeçari
38-vjeçari Fabio Ballabani (Zyberaj), i cili akuzohet se dhunoi dhe kërcënoi me armë bashkëshortin e një gjyqtareje që shqyrtonte procesin kundër një grupi kriminal, është ekstraduar nga Gjermania. Ndaj tij, GjKKO në vitin 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës, me homologët në Gjermani, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, F. B. alias F. Z., 38 vjeç. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që...