Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Në kërkim të kandidatit për kryetar bashkie në Tiranë, PD nis negociatat
selia blu- Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike ka nisur këtë të shtunë negociatat për të zgjehdur kandidatin që do të garojë përballë Ogerta Manastirliut në zgjedhjet e pjesshme të Bashkisë së Tiranës. Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u mandatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese. Burime bëjnë me dije se aleatët e parë që PD nis takimet për zgjedhjet e parakoshme në Tiranë janë Fatmir Mediu, kreu i Partisë Republikane dhe Agron Duka, kreu i Partisë Agrare Ambientaliste. Takimi po mbahet në një nga hotelet e kryeqytetit, ku rastësia bëri që në të njëjtin ambient të ndodheshin dhe socialistët dhe demokratët duke bërë përgatitjet për garën e Tiranës. Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe kandidatja e socialistëve për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, u panë duke...