Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Allegri: Ndaj Napolit, sprovë e rëndësishme për të bërë një hap tjetër përpara
Milani do të përballet me Napolin, një test i madh sezonal pas 3 fitoreve radhazi në kampionat. Kampionët e Italisë janë në krye të klasifikimit pas 4 javësh, ndërsa Milani ka mundësinë të ngjitet në kuotën e 12 pikëve. “Napoli e ka fituar me meritë titullin dhe ka bërë merkato të fortë. Duhet të jemi të zgjuar për t’i ndryshuar numrat, që janë në favor të tyre, – tha Allegri, duke shtuar se do të përqendrohen te performanca e mire, jo vetëm rezultati. – Skuadrat e Contes janë shumë të organizuara në mbrojtje, ndaj është gjithmonë e vështirë t’iu shënosh gol”. “Rikthimi i Leao, rritja e Pulisic dhe zhbllokimi i Gimenez janë faktorë të rëndësishëm, ndërsa ata që vijnë nga pankina duhet të jenë gati për...