U ndeshën për Kalanë, por të dy ndërruan jetë… legjenda e dhimbshme për qytetin e Beratit

U ndeshën për Kalanë, por të dy ndërruan jetë… legjenda e dhimbshme për qytetin e Beratit

Berati, është një nga ato pak qytete, që flasin edhe në heshtje! I gdhendur në kujtesë, me ngjarjet, objektet, rrugët, malet, kodrat që rrethojnë qytetin, lumin me muzikën si shushurimë e lehtë dhe e përjetëshme, njerëzit e të afërmit, disa prej të cilëve nuk janë më… lagjet, rrugicat e kalldrëmta, dyert e shtëpive, shkolla… – thonë se të magjeps!Kur ecim nëpër labirinthet e Mangalemit, mbi gurët e sokakut, që sipas këngës beratase…”bëjnë shiqajet”… zhytemi në vorbullën e ngjarjeve të dikurshme, kthehemi në kohën e fëmijërisë, bashkëbisedojmë për gojëdhënën e lindjes së këtij qyteti. Sipas legjendës, Tomori dhe Shpiragu, dy vëllezër, ndoshta shokë, miq, apo të panjohur, dy djem apo burra trima, ranë në dashuri me të njëjtën vajzë, Kalanë. Meqenëse ajo nuk zgjodhi dot, ata...