Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Apartamente të kthyera në fole prostitucioni, arrestohet organizatori/ 37-vjeçarit nga Turqia i sekuestrohen telefonat
37-vjeçari nga Turqia është vënë në pranga, si organizatori i një rrjeti prostitucioni. Në kuadër të operacionit “Space”, të organizuar më datë 22.09.2025, u konstatua se ai i kishte kthyer apartamentet në fole prostitucioni. Gjatë fazës së parë të këtij operacionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi 3 shtetase kineze dhe referoi materialet në Prokurori, për 5 shtetas. ”Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në një rast të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, identifikuan organizatorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e...