“Një person doli para dhe qëlloi”/ Dëshmon ortaku i biznesmenit italian: Tentova t’i jap ndihmën, por…Në kërkim djali i tij!

“Një person doli para dhe qëlloi”/ Dëshmon ortaku i biznesmenit italian: Tentova t’i jap ndihmën, por…Në kërkim djali i tij!

  Pamje nga vendngjarja TEPELENË- Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në fshatin Salari të Tepelenës, ku u qëllua për vdekje biznesmeni italian Edoardo Sarchi. Burime për mediat bëjnë me dije se Sarchi kishte shkuar për gjah së bashku me tre persona të tjerë, përfshirë ortakun e tij, Eqrem Braçe, dhe djalin e këtij të fundit, Gazment Braçe. Ata kanë udhëtuar drejt vendit ku ndodhi ngjarja me dy makina, një mjet tip Land Rover dhe një Volksëagen, të cilat u gjetën në vendngjarje nga policia. Ortaku i viktimës, Eqerem Braçe, i cili ndodhet në spitalin e Gjirkoastrës, ka deklaruar se një person ka dalë para automjetit dhe ka hapur zjarr drejt automjetit të 44-vjeçarit italian. Ai është shprehur ka dalë për t’i dhënë ndihmë, ndaj edhe...