Falsifikonte viza hyrëse, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, në hetim edhe dy bashkëpunëtorë të tij

Falsifikonte viza hyrëse, arrestohet 22-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, në hetim edhe dy bashkëpunëtorë të tij

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Tiranë ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari”, duke goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve. Në pranga ka rënë organizatori i dyshuar i këtij aktiviteti të paligjshëm, shtetasi A.T., 22 vjeç, me origjinë nga Bregu i Fildishtë dhe banues në Paskuqan. Bashkë me të, janë vënë nën hetim edhe dy bashkëpunëtorë, shtetasi Y.Z., 22 vjeç, po ashtu nga Bregu i Fildishtë dhe shtetasi shqiptar A.R., 46 vjeç, banues në Shkodër. Sipas Policisë, gjatë hetimeve të zhvilluara për disa javë, janë dokumentuar 7 raste të falsifikimit të vizave hyrëse në Shqipëri, të cilat iu janë shitur shtetasve nga Vendet e Treta kundrejt shumës prej 1000 eurosh për dokument. Të dyshuarit...