“Favorizoi ndërtimet pa leje”, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës

“Favorizoi ndërtimet pa leje”, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim ish-drejtoreshën e Kadastrës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale ndaj ish-drejtoreshës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) Tiranë, Elira Gogo si dhe ndërtuesit Sh.B., të dy të akuzuar për një sërë shkeljesh që lidhen me ndërtime të paligjshme dhe dëmtim të interesit publik. Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet e nisura pas një sërë kallëzimesh, zbuluan se në rrugën e “Bogdanëve” në Tiranë është ndërtuar një sipërfaqe prej 2240 m² në kundërshtim me lejen ndërtimore dhe me ndryshim destinacioni. Kjo sipërfaqe nuk ishte përfshirë në dokumentacionin ligjor dhe nuk ishte deklaruar për efekt taksash, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar prej gati 25 milionë lekësh nga mospagimi i taksës së ndikimit...