Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zbulohen 1.1 ton kanabis dhe arsenal armësh, në pranga 6 shqiptarë
Greqi – Një operacion i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM, ka zbuluar një sasi prej 1.1 ton kanabis bashkë më arsenal armësh. Sipas mediave online gjatë këtij operacioni në pranga kanë rënë edhe gjashtë persona, mes tyre edhe gra. Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregëtonte edhe kokainë dhe droga të tjera sintetike. Operacioni i policisë u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias. Kreu i grupi kriminal ishte 39-vjeçari shqiptar, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari tjetër gjithashtu shqiptar. Gjatë operacionit u sekuestruan nga policia greke 1 ton e 161 kg marijuanë, 1640 rrënjë marijuane, 4.3 gram kokainë, 3.5 gram ketaminë, 10 gram kristal methamfetaminë MDMA, 9 tabela ECSTASY,...