Arrestohet 22-vjeçari/ Falsifikonte viza hyrëse për në Shqipëri, dhe i shiste për 1000 euro

Arrestohet 22-vjeçari/ Falsifikonte viza hyrëse për në Shqipëri, dhe i shiste për 1000 euro

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Itinerari”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm që përfshinte falsifikimin dhe shitjen e vizave hyrëse në Shqipëri. Si rezultat i hetimeve disajavore dhe punës së koordinuar me Prokurorinë e Tiranës, u arrestua në flagrancë shtetasi A. T., 22 vjeç, lindur në Bregun e Fildishtë dhe banues në Paskuqan, i dyshuar si organizatori kryesor i këtij aktiviteti kriminal. Sipas hetimeve, A. T., në bashkëpunim me dy persona të tjerë – shtetasin Y. Z., 22 vjeç, po ashtu nga Bregu i Fildishtë dhe banues në Paskuqan, si dhe me shtetasin shqiptar A. R., 46 vjeç, banues në Shkodër – kishte ngritur një skemë falsifikimi të vizave...