Favorizim të ndërtimeve pa leje, falsifikim dokumentesh…/ Mbyllen hetimet për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Tiranës

Favorizim të ndërtimeve pa leje, falsifikim dokumentesh…/ Mbyllen hetimet për ish-drejtoreshën e Kadastrës së Tiranës

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasen E.G., ish-drejtoreshën e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës (ASHK) Tiranë, e akuzuar për ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘Shpërdorim detyre’, parashikuar nga nenet 190/3 dhe 248 të Kodit Penal si dhe shtetasin Sh.B. i akuzuar për ‘Ndërtim të paligjshëm’ dhe ‘Mashtrim’ parashikuar nga nenet 119/a/2 dhe 143/3 të Kodit Penal. Në kuadër të procedimit penal nr. 8699, regjistruar në bazë të denoncimeve të bëra, hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë vërtetuan se në rrugën e ‘Bogdanëve’ ka pasur ndërtime me ndryshim destinacioni në kundërshtim me lejen e dhënë. Sipërfaqja e ndërtuar jashtë lejes e përcaktuar nga akt-ekspertimi teknik është 2240...