Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD kërkon një kandidat, Top Channel zbulon kur nisin negociatat me aleatët e parë
Nje ditë më parë kreu i demokratëve Sali Berisha caktoi 3 emisarët e tij për të gjetur një kandidat për të sfiduar Ogerta Manastirliun. Flamur Noka, Belind Këlliçi dhe Ilir Alimehmeti u manfatuan nga Sali Berisha për të negociuar edhe me aleatët për një kandidaturë unifikuese. Pas ngritjes së grupit negociator ka nisur menjeherë puna. Gazetarja e Top Channel, Elda Menga, zbulon se aleatët e parë që PD nis takimet për zgjedhjet e parakoshme në Tiranë janë Fatmir Mediu dhe Agron Duka. Pritet që takimi të ndodhë në orën 12:00. PD ka vendosur që edhe në këto zgjedhje të dalë në koalicion ndaj ka vendosur që të nisë negociatat jo vetëm me aleatët tradicionalë, por dhe me partitë e reja. Top Channel