VD-Zbulohen 1.1 ton kanabis dhe arsenal armësh në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë, mes tyre 3 gra (EMRAT)

VD-Zbulohen 1.1 ton kanabis dhe arsenal armësh në Greqi, arrestohen 6 shqiptarë, mes tyre 3 gra (EMRAT)

armët e sekuestruara GREQI- Gjashtë shqiptarë janë arrestuar në Greqi, në kuadër të një operacioni të policisë greke në bashkëpunm me forcat speciale EKAM. Gjatë operacionit që u zhvillua në zona të ndryshme të Athinës dhe Arkadias, u zbulua një sasi e madhe droge bashkë me arsenal armësh. Grupi kriminal kishte kultivuar drogë në Greqi dhe kishte arritur të nxirrte prodhimin, ndërkohë që tregtonte edhe kokainë dhe drogëra të tjera sintetike.  Fatjon Prendi, 39-vjeçari shqiptare është kreu i grupit kriminal. Ai rezulton me precendetë të mëparshëm penalë në Greqi për tentativë vrasje dhe grabitje në bashkëpunim dhe ndodhej në masën detyrim paraqitje. 36-vjecari Elson Ndreca është shqiptari tjetër i arrestuar, pjesë e grupit kriminal, i cili bashkëpunonte për ruajtje dhe magazinimin e drogës, parave, celularëve dhe transportin e...