Rrahu burrin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermani ushtari i Shullazit, Fabio Ballabani

Rrahu burrin e gjyqtares Saida Dollani, ekstradohet nga Gjermani ushtari i Shullazit, Fabio Ballabani

Saida Dollani dhe Emiljano Shullazi TIRANË- Fabio Ballabani i alias Fabio Zyberaj është elstradua këtë të shtunë nga Gjermania. Ai akuzohet për ngjarjen e vitit 2019, pasi dhunoi dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani. Kjo e fundit ishte e ngarkuar për procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë 38-vjeçari Fabio Ballabani. Në vitin 2024, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Goditjet ndaj pjesëtarëve të familjes së personit që kryen një detyrë shtetërore”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.  Njoftimi: Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Gjermania, një 38-vjeçar që në vitin 2019, dhunoi dhe kanosi me armë zjarri, bashkëshortin e gjyqtares së ngarkuar për procesin kundër grupit kriminal ku bënte pjesë. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave...