Pazari i pisët, ja si Berisha dhe Rama i mbyllën gojën mediave për darkën Olsi Rama-Arjan Ndoja me bandat

Pazari i pisët, ja si Berisha dhe Rama i mbyllën gojën mediave për darkën Olsi Rama-Arjan Ndoja me bandat

Një video që mund të kishte tronditur skenën politike dhe të nxirrte zbuluar lidhjet e errëta midis politikës dhe krimit nuk u publikua nga asnjë nga mediat kryesore në Shqipëri. Televizione dhe portale, qofshin ato të lidhura me opozitën apo me Partinë Socialiste, i mbyllën sytë dhe veshët. Heshtja kolektive e mediave mbi këtë material provon se një pjesë e sistemit mediatik është efektivisht nën kontroll nga Rama dhe Berisha. Gazeta SOT, disa ditë më parë, nxori në pah detaje të pazareve të fshehta midis PD-së së Sali Berishës dhe PS-së së  Edi Ramës, duke treguar se politika dhe krimi i organizuar shpesh bashkëpunojnë në mënyrë të hapur, por konfidenciale. Në videon që nuk u publikua nga mediat kryesore, shihej qartë një darkë e zhvilluar...