PD nis takimet me aleatët për kandidatin e për Bashkinë e Tiranës

PD nis takimet me aleatët për kandidatin e për Bashkinë e Tiranës

Nje ditë më parë kreu i demokratëve Sali Berisha caktoi 3 emisarët e tij për të gjetur një kandidat për të sfiduar Ogerta Manastirliun. Partia Demokratike ka nisur sot takimet me aleatët për të gjetur kandidatin për bashkinë e Tiranës. Pritet që takimi të ndodhë në orën 12:00. Tre të mandatuarit e Berishës për negociatat, Këlliçi, Alimehmeti dhe Noka sot në mesdite pritet të takohen fillimisht me kreun e PR, Fatmir Mediu dhe kreun e PAA, Agron Duka. Nesër priten takime me drejtuesit e PL.PD ka vendosur që edhe në këto zgjedhje të dalë në koalicion ndaj ka vendosur që të nisë negociatat jo vetëm me aleatët tradicionalë, por dhe me partitë e reja.