“Qeveria hesht”/ PL, ngre akuza të rënda ndaj sigurisë ushqimore: Shqipëria është në alarm kombëtar

“Qeveria hesht”/ PL, ngre akuza të rënda ndaj sigurisë ushqimore: Shqipëria është në alarm kombëtar

Siguria ushqimore në vendin tonë, me produkte të rrezikshme në konsumin masiv, Partia e Lirisë, ngre akzua të rënda ndaj qeverisë Rama si shkaktar dhe përgjegjës të situatës. Silvana Bajrami: Siguria ushqimore në Shqipëri është në alarm kombëtar. Skandalet me fruta e perime të mbushura me pesticide dhe substanca të rrezikshme vazhdojnë njëra pas tjetrës, ndërsa qeveria hesht. Sot qytetarët shqiptarë, në vend që të ndihen të mbrojtur nga shteti i tyre, e kanë frikë tregun ku blejnë ushqimin e përditshëm. Vetëm muajt e fundit, kontrollet sporadike të pakta kanë zbuluar sasi të konsiderueshme produktesh bujqësore me mbetje të larta pesticidesh, që në shumë raste tejkalojnë disa herë normat e lejuara. Ndërsa në vendet e Bashkimit Europian këto produkte as nuk do të lejoheshin të...