“Mur” kundër dronëve! Incidentet nxorën në pah se ku “çalon” mbrojtja evropiane!

“Mur” kundër dronëve! Incidentet nxorën në pah se ku “çalon” mbrojtja evropiane!

Incidentet e fundit me dronë në Danimarkë, Rumani dhe Poloni nxorën në pah, se ku çalon mbrojtja evropiane. BE-ja do të veprojë me një sistem mbrojtës. Një “mur” dronësh, i cili do të përdorë teknologji të përparuar për të zbuluar, ndjekur dhe kapur mjete ajrore pa pilot. Ky është thelbi i projektit  që planifikon BE-ja, të ndërtojë një sistem mbrojtës nga dronët në krahun e saj lindor. Ministrat e Mbrojtjes së BE ranë dakord për këtë në një video-konferencë të premten (26.09), siç njoftoi Komisioneri i Industrisë së Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius. “Muri i dronëve” është pjesë e një projekti më të gjerë për mbikëqyrjen e krahut lindor të BE-së, i cili përfshin gjithashtu sisteme mbrojtëse tokësore, siguri detare për Detin Baltik dhe Detin...