Në kërkim të kandidatit për Tiranën, të mandatuarit nga Berisha nisin takimet me aleatët

Në kërkim të kandidatit për Tiranën, të mandatuarit nga Berisha nisin takimet me aleatët

Grupi negociator i mandatuar nga Sali Berisha për të komunikuar me partitë e tjera opozitare do të nisë ditën e sotme punën për gjetjen e një kandidati konsensual për Bashkinë Tiranë. Burime bëjnë me dije se Belind Këllicci, Flamur Noka dhe Ilir Alimehmeti nisin sot takimet me aleatët, e më tej edhe me partitë e tjera. Tre të mandatuarit e Berishës për negociatat, Këlliçi, Alimehmeti dhe Noka sot në mesdite pritet të takohen fillimisht me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe kreun e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Nesër priten takime me drejtuesit e Partisë së Lirisë dhe me forcat e tjera aleate. Ndërkohë gjatë javës së ardhshme takime do të ketë edhe me Agron Shehajn, Adriatik Lapajn dhe Arlind Qorin. Sipas burimeve, takimet...