Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Të tjerë persona në vorbullën e dosjeve të Epstein, zbulohet emri i Elon Musk dhe Princit Andrew
Emrat e Elon Musk dhe Princit Andrew janë përmendur në dokumentet e reja të publikuara nga Demokratët e Kongresit lidhur me rastin e financierit të ndjerë dhe abuzuesit seksual Jeffrey Epstein. Një shënim nga dhjetori 2014 tregon se Elon Musk ishte planifikuar të vizitonte ishullin privat të Epstein, megjithëse më herët ai ka thënë se refuzoi ftesën. Princi Andrew figuron në një manifest fluturimi me Epstein dhe Ghislaine Maxwell në maj 2000, nga New Jersey në Florida. Një regjistër përmend dy pagesa për masazhe për një person të quajtur “Andrew” në po atë periudhë, por nuk është konfirmuar nëse i referohet princit. Dokumentet përfshijnë referenca për takime të planifikuara me Peter Thiel, Steve Bannon dhe Bill Gates, ndër të tjerë. Nuk ka prova që të...