Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
VIDEO/ Rrugët e Tiranës mbushur me postera të ish-kupolës drejtuese të UÇK, çfarë paralajmërohet…
Tirana këtë të shtunë është gdhirë e mbushur me posterat e ish-kupolës drejtuese të UÇK. Ata po përballen me një gjyq në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Fotot e tyre janë shfaqur në të gjitha rrugët e Tiranës ku ka billbordera elektronik. Të katra fotot e Hashim Thacit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit kanë poshtë tyre vetëm një fjali. “Liri për Clirimarët”. Nuk dihet ende përse fotot e tyre janë vendosur në Tiranë. Gazetari Top Channel Munamed Veli, i cili ndoqi në Hagë procesin gjyqësore, thotë se me gjasë mund të jetë nisja e përgatitjeve të një proteste në Tiranë në mbështetje të tyre siç ka ndodhur në Prishtinë dhe në Hagë. Top Channel