Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Osmani takohet me Trump: Miqësia me SHBA-të, boshti i pathyeshëm i Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, janë takuar me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, dhe Zonjën e Parë, Melania Trump, gjatë qëndrimit të tyre në Nju Jork. Presidentja Osmani ka bërë të ditur se biseda me Presidentin Trump ishte e gjatë dhe përmbajtësore. “Faleminderit Presidentit Trump për interesimin e veçantë që tregoi për rolin e pazëvendësueshëm të Amerikës në Kosovë dhe në rajonin tonë, si dhe për angazhimin e tij të palodhshëm për paqe,” shkroi Osmani në një postim në rrjetet sociale. Ajo theksoi gjithashtu se marrëdhëniet me SHBA-të mbeten thelbësore për shtetin e Kosovës. “Miqësia dhe aleanca me Shtetet e Bashkuara mbetet boshti i pathyeshëm. Kosova do të jetë gjithmonë në anën e demokracisë, lirisë...