S’ka primare, PD ngre grup pune për kandidatin e Tiranës dhe të 5 bashkive të tjera, demokratët akuza të forta…

S’ka primare, PD ngre grup pune për kandidatin e Tiranës dhe të 5 bashkive të tjera, demokratët akuza të forta…

Kryetari i PD, Sali Berisha do të shmangë primaret për të nxjerrë kandidatin e Bashkisë së Tiranës, dhe rivali i Ogerta Manastirliut do të zgjidhet përmes një procesi negociatash me partitë e tjera të opozitës. Partia Demokratike ka ngritur një grup pune prej 3 personash të cilët do të negociojnë me partitë e tjera opozitare për të përzgjedhur emrat e kandidatëve që do të garojnë për Bashkinë e Tiranës dhe 5 bashkitë e tjera ku do të mbahen zgjedhje të parakohshme. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i PD, Sali Berisha dje gjatë një konference për mediat. Sipas Berishës, grupi negociator do të diskutojë me partitë e tjera të koalicionit dhe ato jashtë koalicionit për të përzgjedhur emrat e kandidatëve, e më pas do...