Kanabis me postë nga Kanadaja, arrestohet i riu (Emri)

Kanabis me postë nga Kanadaja, arrestohet i riu (Emri)

Policia e Tiranës ka sekuestruar 7 kilogramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa të trafikuar përmes postës nga Kanadaja. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontinenti” u vu në pranga shtetasi Orest Kurtaj, 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg kanabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.