Drogë me postë nga Kanadaja! Arrestohet 22-vjeçari në Vorë, identifikohet porositësi i pakos

Drogë me postë nga Kanadaja! Arrestohet 22-vjeçari në Vorë, identifikohet porositësi i pakos

Një 22-vjeçar u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Kontinenti”. I riu u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.