Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tarifat amerikane për barnat, reagon BE-ja: Marrëveshja na mbron!
“Ka një angazhim të qartë nga ana e Shteteve të Bashkuara që edhe produktet farmaceutike të mbeten nën kufirin maksimal prej 15%, siç është negociuar nga ne dhe përfshirë në deklaratën e përbashkët.” Pas një dite me tension të lartë, komisioneri i BE-së për Tregtinë, Maros Sefcovic, ka sqaruar se nuk ka rrezik për rihapjen e një lufte tregtare mes SHBA-ve dhe BE-së. Marrëveshja mes Uashingtonit dhe Brukselit nuk vihet në diskutim, theksoi ai. Gjithçka nisi me njoftimin për tarifa të reja nga Donald Trump, i cili propozoi: -+25% për kamionët, -+50% për mobiliet e kuzhinës dhe banjës, -dhe madje 100% për barnat farmaceutike. Qëllimi i presidentit amerikan është të mbrojë prodhuesit vendas dhe të forcojë industrinë amerikane. Megjithatë, lidhur me barnat, ai sqaroi se...