Burimi:
Shkodraweb.com

Foto © Shkodraweb.com
MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 27 shtator 2025…
Territori Shqiptar gjatë paradites parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijojnë mundësi për reshje shiu. Ndërsa zonat jugore do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje. Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin e vendit ku herë pas here do të jenë rrebeshe. Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në mëngjes, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në në 28°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Gjirokastrës. Era do të...