Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Incidentet e fundit me dronë nxorrën në pah se ku çalon mbrojtja evropiane/ Analiza: BE gati të veprojë me një sistem mbrojtës
Foto ilustruese EVROPË- Një "mur" dronësh, i cili do të përdorë teknologji të përparuar për të zbuluar, ndjekur dhe kapur mjete ajrore pa pilot. Ky është thelbi i projektit që planifikon BE-ja, të ndërtojë një sistem mbrojtës nga dronët në krahun e saj lindor. Ministrat e Mbrojtjes së BE ranë dakord për këtë në një video-konferencë të premten (26.09), siç njoftoi Komisioneri i Industrisë së Mbrojtjes i BE-së, Andrius Kubilius. "Muri i dronëve" është pjesë e një projekti më të gjerë për mbikëqyrjen e krahut lindor të BE-së, i cili përfshin gjithashtu sisteme mbrojtëse tokësore, siguri detare për Detin Baltik dhe Detin e Zi, si dhe inspektim të situatës me informacione satelitore. Instrumentet e BE-së pritet të përdoren për financimin e mburojës. "Mburoja mbrojtëse për krahun lindor, me murin...